Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, me ftesë të Kongresit amerikan, përsëri do të qëndrojë në Uashington, SHBA, me ftesë nga Kongresi amerikan për të marrë pjesë sërish në Mëngjesin e Lutjeve, në të cilin do të marrë pjesë edhe Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe liderë të shumë vendeve tjera.
Grubi po e viziton Uashingtonin për të pestën herë brenda dy viteve, ndërsa sipas paralajmërimeve, këtë radhë do të takojë edhe Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit, Eliot Engel, senatorin Xhejms Inhof, zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Methju Palmer, Drejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelançiq, kongresistin Robert Adelhorf bashkë me kongresistë të tjerë, si dhe do të marrë pjesë në dy forume në Senatin amerikan dhe në Këshillin Atlantik.
Deputeti Grubi është kryetar i Grupit për miqësi midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.