Grubi në mbrojtje të identitetit maqedonas: Solidarizohem plotësisht me maqedonasit rreth kontestit me Bullgarinë

Kontestimi i identitetit të çdo komuniteti nuk është në frymën e solidaritetit evropian
Është absurde të kontestosh identitetin e çdo komuniteti dhe plotësisht solidarizohem me maqedonasit rreth kësaj çështje, theksoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, i cili plotësoi se kjo nuk është në frymën e solidaritetit evropian dhe konsideron se duhet të mbetet në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Zëvendëskryeministri theksoi se shpreson që do të gjendet zgjidhje me ndihmën e partnerëve në Bruksel dhe Uashington që të zhbllokohet procesi me Bullgarinë, dhe shtoi se nuk do të ketë propozime të reja për ndryshim dhe plotësim, por, për implementim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
“Propozimin portugez e propozuam, kemi thënë se është mirë në bazë të zgjidhjes së kontestit, ndërsa Bullgaria e pret në thikë. Propozimi ynë i sotëm është se bëhet fjalë për përpjekje të adresimit të brengës së tyre në lidhje me pozitat e Maqedonisë drejt fqiut dhe absurde është se Maqedonia do të kishte pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”, tha Grubi.

Grubi përmendi se, nëse nuk marrim datë në Samitin e qershorit, me Qeverinë e re bullgare që duhet të zgjidhet në muajin gusht, do të ulemi në negociata serioze, sepse siç tha, vendi është i gatshëm të ulet dhe të negociojë.
“Jam i bindur se në Bullgari do të ketë Qeveri politike, e cila do të mund të sjellë vendime dhe e cila do të qaset drejt negociatave serioze, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të sjellim vendime. Nëse nuk arrijmë në këtë përpjekje të fundit në javën e ardhshme, atëherë jam i bindur me Qeverinë e re politike, diku në gusht të fillojmë me negociata”, tha Grubi.