Grubi: Në kuadër të Agjendës së gjelbër, kujdesemi për një jetë më të mirë për qytetarët

Qeveria miratori propozimin për uljen e TVSH-së për energji elektrike për amvisëritë, kështu informon Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili thekson se punojnë në drejtim për një jetë më të mirë për qytetarët.
“Në seancën e sotme qeveritare vendosëm uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 %. Në kuadër të Agjendës së gjelbër, kujdesemi për një jetë më të mirë për qytetarët”, shkruan kështu Grubi.

Sipas ndryshimeve të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, propozohet që TVSH-ja për energjinë elektrike të ulet si vijon:
18 në 5% për periudhën nga data 1 korrik 2021 deri më 30 korrik 2022 dhe
10% për periudhën nga data 1 korrik 2022 deri më 30 qershor 2023
Qëllimi është që t’u ndihmohet amvisërive gjatë periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe të mbahet çmim më i ulët i energjisë elektrike.