Ne jemi shpërndarë dhe ua kemi kthyer mandatin qytetarëve, nuk më kemi më fuqi të vendosim në duart tona, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi për 24 Vesti.
“Liderët u takuan dhe u thanë deputetëve që të shpërndaheshin, dhe atë e bënë të gjithë deputetët, përfshirë edhe 35 të cilët nënshkruan nismën për të mbledhur kuvendin”, tha Grubi.
Ai thekson se për çdo vendim të rëndësishëm për shtetin, duhet të kordinohen liderët e partive.
“Vendimet e papritura nuk duhet të merren në mënyrë të njëanshme,” tha Grubi, duke shtuar se BDI aktualisht është e përqendruar në luftimin me Kovid 19, dhe jo në zgjedhje.