Grubi: Në BDI ka qëndrime të kundërta, por në kuadër të demokracisë brenda partiake

Reagimet e bashkë partiakeve tanë, në këtë rast të koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend, z. Izet Mexhiti nuk janë të qëllimshme por vijnë si rezultat i demokracisë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Siç e dimë tashmë ne jemi partia politike më transparente në vend, i gjithë opinioni ka njohuri për çdo gjë brenda partisë sonë, për të gjitha temat për të cilat ne diskutojmë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Top Tema përball gazetarit Bobi Hristov.

“Kemi qëndrime të ndryshme por me rëndësi është që të gjithë bashkë, në fund respektojmë vendimet e organeve partiake, vendimin e kryetarit Ahmeti dhe kryesisë qendrore dhe nga këtu mund të nxjerrim konkluzion se grupi ynë parlamentar, deputetët tanë janë në kuvned pasi kështu u vendos në parti. U vendos që z. Talat Xhaferi të jetë kryetar i Kuvendit, z. Mexhiti koordinator i grupit parlamentar dhe njëjtë edhe për 6 ministrat, 5 zëvendësministrat dhe 5 sekretarët shtetëror të cilët janë pjesë e Qeverisë”, deklaroi Grubi.