Grubi: Ndryshimet në Kodin Penal janë kërkesë e Mickoskit

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, me të cilat zvogëlohen dënimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, sipas zëvendëskryeministrit Artan Grubi, janë kërkesë ekskluzive e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Grubi thotë se nuk bëhej fjalë për pazare me opozitën, e cila, siç thotë ai, nuk votoi kundër nevojës për miratimin e këtyre ndryshimeve pas një procedure të shkurtuar.

Ata qëndruan në seancë, bënë kuorum dhe së bashku e miratuam rendin e ditës. E njëjta gjë po ndodh edhe sot në Komisionin për Çështje Evropiane. Qëllimi nuk është që Nikolla Gruveski të kthehet me këto kushte, por është kërkesë ekskluzive e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në të gjitha takimet e lidershipit dhe dypalësh dhe kanë mundësi ta bëjnë në Kuvend”, tha Grubi.

Mickoski, ndërkaq, paraprakisht ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë në mënyrë kontrabandiste duke keqpërdorur flamurin evropian, por edhe se LSDM dhe BDI me këtë kanë dashur ta fshehin krimin e tyre.