Grubi: Ndryshimet kushtetuese do ta ndalojnë emigrimin e qytetarëve!

Pres që të kemi përfundim të suksesshëm të këtij procesi këtë vit dhe më vonë gjatë vitit tjetër dhe se kjo do të shpërblehet nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, këtë e tha për ndryshimet kushtetuese zëvendëskryeministri Artan Grubi në Forumin Ekonomik të Financave në Shkup (SEFF), përcjell TV21. Grubi tha se është i bindur se amendamentet në ndryshimet kushtetuese nuk sjellin asnjë të keqe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Pozicioni im, partia të cilën e përfaqësoj në Qeveri, por gjithashtu besoj që edhe partia që e përfaqëson Lupço, janë të dedikuar për të pasur një përfundim të suksesshëm të procesit të ndryshimeve kushtetuese. Jemi 100% të sigurt që është vetëm një amendament teknik dhe që të jep përfitime për qytetarët e këtij vendi. Do të sjell Europën te qytetarët tanë dhe do të ndalojë që qytetarët tanë të shkojnë në BE, sepse do të kenë standarde të ngjashme këtu, në vendin e tyre dhe nuk do të ketë nevojë për të kërkuar jetë më të mirë kudo në vendet perëndimore”, tha Grubi./tv21.tv

(usa2goquickstore.com)