Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

ëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka qëndruar në Luboten për të shprehur nderime për martirët e lirisë.

Mbi kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve sot po ndërtojmë një të ardhme të re duke mos lejuar asnjëherë përsëritjen e krimeve të këtilla që errësojnë horizontin tonë të jetës, ka shkruar kështu me këtë rast Grubi.

Bashkë me Kreshnikun, ditën e nisëm në Luboten duke shprehur nderimet tona për martirët e lirisë dhe barazisë.
Masakra e Lubotenit e 21 viteve më parë është faqe e errët e historisë së vendit, përjetim tragjik që nuk duhet harruar kurrë dhe reflektim që duhet të shkundë ndërgjegjen njerëzore nga marrëzitë ideologjike të urrejtjes.
Mbi kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve sot po ndërtojmë një të ardhme të re duke mos lejuar asnjëherë përsëritjen e krimeve të këtilla që errësojnë horizontin tonë të jetës!
I paharrueshëm qoftë kujtimi për dëshmorët dhe martirët!
LAVDI!