Grubi: Mexhiti kur ka thënë se duhet të më drejtohen mua, ka menduar në z. Ali Ahmeti (VIDEO)

Ishte një “lëshim” i vogël i z. Izet Mexhiti kur sot deklaroi se duhet të më drejtohen mua sa i përket çështjes se kush do të jetë kryeministër i parë shqiptarë, sigurisht se ka menduar që duhet t’i drejtohen z. Ali Ahmeti pasi që ai është ai që vendos për këto çështje. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma.

“Kabineti qeveritar është votuar në kuvend dhe me këtë rast mendoj se bëhet fjalë për një “gaf” nga ana e z. Mexhiti. Nuk ka armiqësi ndërmjet nesh, jemi miq, kemi mësuar bashkë në shkollë të mesme, siç thash edhe më herët ai është veteran në skenën politike, tre mandate ishte kryetar komune, tash është kryetar i degës së Çairit i BDI-së, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend, nënkryetar i partisë d.m.th ushtron funksione që nga themelimi i partisë e deri më sot”, ka deklaruar Grubi.

https://m.facebook.com/TVTelma/videos/409348553486052/