Me “ncuk…”, në stil “alla-Rama” zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i përgjigjet bashkëpartiakut të tij në BDI, Izet Mexhitit, i cili thotë se si Grubi po ashtu edhe Osmani nuk e përfaqësojnë elektoratin integrist të Shkupit.
“Siç do të kishte thënë kryeministri Rama kur pyetet për pyetje të ngjashme për zhvillime politike, edhe unë e kam të njëjtën përgjigje: Ncncnc…”, u shpreh Grubi
TV21: Pse?
Ncuk…
TV21: Nuk keni asnjë koment…
Ncuk… Ncuk… Hiç asnjë!” përfundoi ai.
Ky stil përgjigjesh nuk është i panjohur për politikën shqiptare. Kryeministri shqiptar Edi Rama e përdor shpesh… Herën e fundit, kur nuk donte të fliste për Albin Kurtin.
Mos kundërpërgjigja e Grubit ndaj Mexhitit, mund të jetë edhe përpjekje e tij për të mos e thelluar ndasitë mes tij dhe nënkryetarit, por Mexhiti në vazhdimësi, që nga formimi i kësaj Qeverie, kërkon ndryshim të kuadrove të integristëve në eksekutiv, duke thënë se këta të tanishmit nuk mund ta përfaqësojnë më së miri partinë në Qeveri.
“Mendoj se z.Grubi dhe z.Osmani nuk janë ata që mund ta përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së në Shkup”, pat deklaruar Mexhiti.