Grubi: Me këtë parti nuk do të hyjmë në koalicion

Ish deputeti i BDIsë dhe një herit krahu i djathtë i Ali Ahmetit, Artan Grubi në një intervistë për gazetën Shqip të Shqipërisë ka sqaruar planet e ardhshme pas zgjedhjeve të 15 korrikut ku BDI doli fituese absolute. Në pytjen nëse Zaev nuk pranon tezën e BDI-së për kryeministër shqiptar, a është e gatshme BDIja të negocojë me VMROnë e Mickopvskit? Grubi ka theksuar BDI nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni ku do të jetë e “Majta” e Apasievit

“Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia “E majta” dhe kjo për ne është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisee dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrez*ikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet” thekson Grubi.