Grubi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen në rrugën drejtë BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vetëm Intervistë’ në Kanal5 ku ka folur mbi shumë çështje të rëndësishme në vend.

Para se të vij te ju u takova me Zef Masin që drejton bisedimet e Shqipërisë dhe me atë biseduam në këtë temë, tëgjithë presin nga pozicioni im pak sensitivitet nga ana ime sepse jam shqiptarë dhe si do të prezantohem në kushtet e ndarjes së dy vendeve, qëndrimi im është se RMV dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rugën drejtë BE qëmdrimi kështu ishte si vitin e kaluar edhe këtë vit, themi se qëndrimi është se të dy vendet duhet njëlloj të trajtohen dhe bisedimet duhet të fillojnë një orë e më herët, ka deklaruar Grubi.