Grubi konfirmon: “Tërhiqet Ligji që mundëson ndryshimin e gjinisë”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka konfirmuar për TV21 se tashmë është tërhequr Ligji që mundësonte ndryshimin e gjinisë në dokumente.
Për të sqaruar vendimin në fjalë, Grubi do të flasë më në detaje në emisionin ClickPlus në TV21.
Përndryshe, ndryshimet e ligjit për evidentim amë, i cili mes tjerash parasheh që personi të mundet ta ndryshojë gjininë vetëm me deklaratë te noteri, nesër duhej të gjendej para anëtarëve të Komisionit për sistem politik.