Grubi-Koja: OSBE-ja është mbështetëse e madhe e vendit tonë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.
Në këtë takim bashkërisht u konstatua se nevojitet një përkushtim nga të gjitha subjektet politike në vend me qëllim të zgjidhjes efektive të çështjeve që janë në të mirë të qytetarëve.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka informuar ambasadorin Koja se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndjek politikë gjithëpërfshirëse në mënyrë që të arrij mirëkuptim mes bashkësive etnike në vend por edhe mes qeverisë dhe opozitës sa i përket çështjeve kyçe.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe arritjet e sfidat që kanë dal dhe vazhdojnë të burojnë nga kjo Marrëveshje historike.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/332447691578089