Grubi: Koalicioni BDI-LSDM, favorit absolut për zgjedhjet lokale

Koalicioni i BDI -së dhe LSDM -së për zgjedhjet e ardhshme lokale është rënë dakord nga drejtuesit e partisë dhe parashikon një model të kombinuar të mbështetjes – diku në raundin e parë, diku në raundin e dytë, por ju siguroj ju që jemi favoritët absolutë të këtyre zgjedhjeve, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet mes Komuniteteve, Artan Grubi.

“Patëm një takim mes Zaevit dhe Ahmetin, në të cilin morëm pjesë Nikollovski dhe unë, negociuam në detaje një koalicion për zgjedhjet lokale që i ngjan atij që bëmë në vitin 2017. Duke parë sondazhet, ne jemi të bindur për fitoren në shumicën dërrmuese në të gjitha komunat në vendin tonë, përfshirë Qytetin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Velesit, Manastirit dhe qyteteve të tjera të mëdha në vendin tonë. Do të kemi një model të kombinuar të mbështetjes, diku në raundin e parë, diku në raundin e dytë, por mund t’ju siguroj se ne jemi favoritët absolutë në këto zgjedhje lokale”, tha Grubi kur u pyet nga një gazetar pas promovimit të pullës postare me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.