Grubi: “Kemi thyer gardhet monokulturore e monoetnike për ta ruajtur figurën e Nënë Terezës nga tjetërsimi” (VIDEO)

Nën organizimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënije ndërmjet komuniteteve të udhëhequr nga Artan Grubi i cili njëkohësisht mban edhe pozitën e zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë është organizuar ekspozitë e fotografive kushtuar Nënë Terezës në vigjilje të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur.
Statusi i plotë i Grubit:

Më paraqet nderë të veçantë që sot hapëm ekspozitën e fotografive kushtuar të madhes Nënë Tereza me rastin e 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së saj, organizuar në bashkëpunim me ITSHKSH. Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj njerëzve më të braktisur të botës, pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.
Vepra e saj për kohën tonë është një trashëgimi, që duhet ta ndajmë me gjeneratat e ardhëshme!