Zv.kryeministri i parë sonte në ClickPlus ka qenë i ftuar për të folur rreth ngjarjeve të fundit në vend, zgjedhjet lokale dhe të ardhmen drejt integrimit në BE.
“Ne si qeveri kemi bërë punë të mëdha. Jemi anëtar të NATO-s, kemi marrë dritë të gjelbër nga BE për të filluar bisedimet që në të ardhmen të marrim datë për në BE, e shumë punë të tjera që nuk duhet harruar. Normalisht se ne nuk jemi të pagabuar sepse askush nuk është i pagabuar por janë bërë punë të mëdha të cilat kanë vulën e kësaj qeverie”, ka deklaruar Grubi.