Grubi: “Karshiakës dhe Studeniçanit i ka hije Ali Ahmeti dhe BDI”


Karshiaka nuk e ka vendin në ligën rajonale, Karshiakës dhe Studeniçanit i ka hije vetëm Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Tash ka ardhur koha që ky masivitet i juaji në këtë tubim të bëhet dëshmia më e madhe e fitores së kandidati tonë Ejup Abazi për kryetar komune në Studeniçan. Kështu e ka nisur fjalimin e tij në tubimin e sontëm të BDI-së në komunën e Studeniçanit, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Sipas Grubit tashmë ka ardhur koha që t’i themi kryetarit aktual Azem Sadiki faleminderit, natën e mirë dhe rruga e mbarë, pasi që katër vitet e ardhshme me Studeniçanin do të udhëheqë kuadri i BDI-së, Ejup Abazi.

“Ato komuna të cilët për momentin edhe për një kohë të caktuar kanë qëndruar në opozitë, edhe ato janë zgjuar nga gjumi dhe duan t’i bashkëngjiten Ali Ahmetit dhe të bëhen pjesë e super ligës. Karshiaka vëllezër e motra nuk vend në ligë rajonale, Karshiaka i ka hije vetëm Ali Ahmeti dhe BDI-ja. Ka ardhur koha dhe ky masivitet i juaji është dëshmia më e madhe. Ka ardhur koha që t’i themi Azemit faleminderit, natën e mirë dhe rruga e mbarë. Ka ardhur koha vëllezër kështu siç jemi tubuar për ta mbështetur Ali Ahmetin, t’i themi Ejupit për hajr fitoren e punë të mbarë. Nuk ka vend dhe nuk ka kohë Studeniçani me luajt në liga rajonale, Studeniçani duhet të luaj në Super Ligën e Ali Ahmetit, aty ku është Tetova, aty ku do të vije Gostivari, atje ku është Struga , Kërçova, Dibra, Çairi, Saraji dhe gjitha komunat”, ka deklaruar Grubi.