Grubi: Ka përfunduar shpronësimi i tokave në Bllacë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë shtetërore”, Ejup Rustemi kanë njoftuar, se shpronësimi i tokave në Bllacë, për ndërtimin e autostradës që e lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, ka përfunduar.

“Ligji është i qartë dhe shpronësimi i tokave tashmë ka përfunduar. Çfarëdo tjetër, është punë e institucioneve tjera”, tha Grubi nga Bllaca.