Grubi ka një lajm të mirë për banorët e komunës së Haraçinës

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale ka njoftuar se Qeveria sot ka miratuar vendimin për rregullimin e kanalit qarkor në komunën e Haraçinë. Grubi tha se kjo do të kushtojë 66 milionë denarë.

“Më në fund do të rregullohet kanali i ujërave të zeza në komunën e Haraçinës.
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për realizimin e procedurës për furnizim publik për rregullimin e kanalit qarkor në këtë komunë.
Investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në vlerë prej rreth 66 milionë denarë në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës.
Gjithashtu sot, miratuam informacionin e Ministrisë së Bujqësisë për dëmshpërblimet e bujqëve për dëmet nga vërshimet e viteve 2016, 2017 dhe 2018 në vlerë prej 10 % të dëmit të pësuar. Së shpejti do të fillojë edhe realizimi i procesit të pagesës së mjeteve të parapara.”, ka shkruar Grubi.