Grubi jep një lajm të mirë për studentët!?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes faqes së tij zyrtare në facebook ka njoftuar për masën e re të miratuar nga ana e Qeverisë me të cilën parashihet që nga tetori i këtij viti të gjithë studentët e rregullt në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përfitojnë nga 2.400 denarë në muaj për subvencionim të racioneve studentore.

Kjo masë e Qeverisë do të përfshijë të gjithë studentët e vendit, afër 40.000 në numër përveç atyre që janë në marrëdhënie të rregullt pune, nuk janë të regjistruar si bujq individualë, nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se neto paga minimale në vitin vijues.