Grubi: Jemi për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Kusht për koalicionin me LSDM

Artan Grubi ka zbuluar në ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës se partia e tij nuk ndryshon qëndrim për kryeministrin shqiptar. Sipas Grubit Ali Ahmeti ka telefonuar gjithë liderët e partive shqiptare dhe ata kanë shprehur gatishmëri për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Grubi thotë se 32 deputetë së bashku me disa parti opozitare mundet që të bëjnë të mundur qëllimin për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai më tej thotë se BDI është gati për një koalicion me LSDM, por me kushtin e vetëm që kryeministër të jetë Naser Ziberi.

‘’Realizuam zgjedhje të rregullta dhe të pranueshmë nga ndërkombëtarët. Jemi të lumtur me përfundimin e zgjedhjeve dhe me rezultatet. Vlerësoj që mund t’ia arrijmë se për këtë janë përcaktuar mbi 80% e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë janë kontaktuar edhe partitë opozitare. Do e mbështesin nismën tonë për të marrë qeverinë. Është mirë të sqarojmë disa dilema. Shqiptarët nuk kanë marrë asnjë dhuratë nga paritë e tjera por me sakri*ficë ia kanë arritur. Gjejini ato që janë arritur po të doni në programet e LSDM dhe VMRO. Janë meritë e partive shqiptare.