“Të njejtat ideale i kemi dhe sot duke shtuar atë të integrimit si beteja e rradhës për ta rumbullakësuar Republikën me të gjitha atributet e veta”, thekson zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi në urimin me rastin e festës së Ilindenit.
Paraardhësit tanë luftuan për liri dhe ia dolën 119 vjet më parë në Krushevë, të bashkuar rreth idealit të lirisë dhe barazisë. Të njejtat ideale i kemi dhe sot duke shtuar atë të integrimit si beteja e rradhës për ta rumbullakësuar Republikën me të gjitha atributet e veta.Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur, atë të përkatësisë europiane dhe euroatlantike duke e ndërtuar dhe respektuar barazinë midis nesh.
119 vjet më parë bëmë betejën për liri, dje bëmë betejën për barazi, sot po zhvillojmë betejë për ardhmëri dhe krah nesh i kemi të gjitha forcat proeuropiane dhe pro euro-amerikane që duan integrimin në Bashkimin Europian dhe përparimin. Gëzuar festën”, thuhet në urimin e zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi me rastin e festës së Ilindenit.