Grubi: Integrimi Europian nuk mund të pengohet me metoda arkaike

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi uron qytetarët me rastin e shënimit të 24 Majit – Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit.
Sot kur po shënojmë Ditën e shkrim leximit sllav, jemi përballë sfidave të mëdha që si shtet duhet t’i tejkalojmë dhe të hapim rrugën drejt ardhmërisë europiane.

Alfabeti, gjuha, kultura, etnia janë vlera të cilat nuk mund të cenohen nga marrëveshje ose konteste politike, si për popullin në përgjithësi, ashtu edhe për secilin individ, por edhe për shtetin si tërësi, këtë e dëshmon më së miri historia.
Puna jonë e përkushtuar që të realizojmë ëndrrën europiane duhet të vlerësohet e të shpërblehet dhe jo të mbahet peng me metoda arkaike të para dy shekujve.

Europa është kontinent i diversiteteve dhe respektimit të dallimeve dhe Unioni duhet të konsolidojë vetën si faktor vendimmarrës dhe lider i respektimit dhe integrimit të tërësisë kontinentale dhe të drejtën e vetpërcaktimit.
Sot po festojmë bashkë dhe asgjë nuk e pengon këtë shënim të përbashkët ashtu siç asgjë s’duhet ta pengojë edhe çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.