Grubi: “I shqetësuar nga rasti i Ëmblës, përkrahja ime maksimale për..”


Reagimi i plotë i zv. Kryeministrirt Artan Grubi:

I shqetësuar nga rasti i Ëmblës së vogël në SH.F. “Bashkimi” në Gostivar, kontaktova sot përmes telefonit prindin e saj për ti shprehur mbështetje familjes dhe vajzës së tyre duke vendosur në veprim të gjitha mekanizmat në mbrojtje të së drejtës së arsimit inkluziv.

Implementimi i parimeve të inkluzivitetit është obligim i çdo shkolle dhe institucioni, përgjegjësi morale e çdo njeriu dhe bazë e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë mbi vlerat e larta njerëzore.

Përgëzova ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqirin për intervenimin e menjëhershëm pas denoncimit të këtij rasti dhe rikthimin e Ëmblës së vogël aty ku e ka vendin, në shkollën e saj bashkë me fëmijët e tjerë.
————————————-