Grubi: Fronti Europian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë!

Nën moton “Vit i mundësive evropiane”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti konferencën vjetore, me ç’rast u bë përmbledhja e punëve që shënuan vitin që lam pas.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në fjalimin e tij përmendi Rusinë si faktor për destabilizim të situatës në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e rajonit, duke potencuar se e vetmja mënyrë që vendi të vazhdoj rrugëtimin europian dhe të mos ndikohet nga politika pro-ruse.

Grubi shtoi se qytetarët dhe politikanët duhet të vendosin bashkarisht për një Maqedoni europiane dhe larg frymës destabilizuese ruse.

Fjalimi i plotë:

Vendi jonë ndër vite po përballet më sfida që kanë vetëm një qendër të përbashkët të jostabilitetit dhe kjo është Rusia. Po e them këtë sepse edhe gjatë trazirave në Kuvend kishim nje rus aty që nxiti gjithë situatën, për linçim ndaj deputetëve dhe kryekuvendarit të ri. Kishte deklarata dhe nga Lavrov, Putin dhe Zaharova. Putini madje nxiste tensione ndëretinike dhe konflikte në vendin tonë. Me këto deklarata u pa që ishin kundër marrëveshjes së Prespës, dhe kundër çdo marrëveshje në të mirë të shtetit, nuk dëshironin të mbyllet kontesti 10 vjeçare me fqiun tonë, Greqinë. Kriza, Agresioni, dhe Lufta kanë vetëm një emër, një adresim, Rusinë. Rusia me elementet e saj ka nxitur protesta dhe situata konflikti në vendin tonë. Projekti më i madh infrastrukturor në vend është Korridori 8 dhe 10D, projekt i penguar me vite nga Rusia, nga kompanitë ruse. Eksponetët rus i kemi gjithkund, për të prishur funksionin e mirë të kësaj qeverisje dhe miqësinë e mirë me gjithë aleatet tanë, ndaj me Frontin Europian po bashkojmë forcat dhe po ruajmë atë që e krijuam me mund, po bashkëpunojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet me tapi për të gjithë. Sot shteti jonë është partnet i NATO-s, kemi dyer të hapura në çdo vend të botës, në çdo institucion botëror, ndaj vetëm Fronti Europian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë. O’Brajan e tha edhe në konferencë se sa me rëndësi janë për në SHBA-të dhe Europa, ndaj varet nga të gjithë ne së bashku, ku dhe si e duam vendin tonë të përbashkët, duam një Maqedoni Europiane apo me ndikim rus?! Ju falemnderit!