Grubi: “Filloi Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”, pjesëmarrës mbi 60 të rinj dhe të reja”

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka informuar sot përmes faqes së tij të Facebook-ut për fillimin e Shkollës për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” në Mavrovë, aktiviteti i organizuar nga ana e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për të shënuar përvjetorin e 21-të të Marrëveshjes së Ohrit.