Grubi: “Fati i shqiptarëve të Kërçovës dhe më gjerë është i sigurt vetëm kur është në duart e Ali Ahmetit”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Kërçovë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Fatmir Dehari dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se koha e eksperimenteve në Uskanë që zhvilloheshin pikërisht këtu në kazermën e qytetit ka përfunduar në momentin kur fatin e shqiptarëve në Kërçovë por edhe në tërë Maqedoninë e Veriut dhe në rajon e morri në duar të veta Ali Ahmeti.

“Në Kërçovë me 17 Tetor ka vetëm një numër, numri 3. Unë jam vërtetë shumë krenar që më është dhënë mundësia historike të jem afër dhe pranë Ali Ahmetit, që Epiri, Juna edhe Hera fëmijët e mi, por edhe Delfina, Denisa dhe Aldrina të Fatmir Deharit nesër do të thonë babai im ka qenë pranë dhe Ali Ahmetin, që babai im i ka qëndruar besnik Ali Ahmetit, bashkë me të gjithë shqiptarët që nga Shkodra deri në Sarandë, që nga Peja e në Kaçanik, e që nga Likova e deri në Strugë. Fati i qytetarëve të Kërçovës, fati i gjithë Kërçovës, fati i gjithë shqiptarëve në Maqedoni të Veriut është i sigurt kur është në duart e Ali Ahmetit, kurse Kërçova ka vetëm një Fatmir me numrin 3,” është shprehur Grubi.