Grubi: Fakti që kërkon qeveri mono-etnike, Mickoski dëshmoi se ka frikë nga shqiptarët dhe BDI

“Po shohim anketa dhe po analizojmë situatën aktuale politike në vend. Shohim se Mickoski nuk ka një besueshmëri të mirë tek votuesit e VMRO-së, përderisa del tjetër kush si më i besuar.

Me 6 qershor ishim dëshmitarë të një deklarate të dhënë nga Mickoski i cili me gojë të tilë pranoi se nuk e ka fort problem futjen e bullgarëve në kushtetutë por i pengojnë shqiptarët në qeveri, I pengon BDI-ja.

Normalisht, ne jemi pro që vendi të jetë në BE dhe nëse kjo qenka pëengesë për VMRO-në ne largohemi, largohen të gjitha partite shqiptare, Hajde urdhëroni, të shohim se çfarë mund të bëni”, deklaroi Grubi.