Grubi: “Ekzekutivi për të dytën herë jep llogari para kryesisë së BDI-së”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, njëherë edhe Ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieje ndërmjet bashkësive në emisionin Click Plus në Tv21 duke folur për ndryshimet në Qeveri ka thënë se qëndron po në të njëjtin qëndrim se nuk do të ketë ndryshime.

“Nuk kemi pasur ndonjë ndryshim”, tha Grubi. E iniciativën për “largimin” e tij, Grubi e quajti demokraci.

“U diskutua për punë të ekzekutivin për herën e dytë me radhë sepse nëse ju kujtohet ekzekutivi I BDI-së ka dhënë llogari para kryesisë së vjetër. Të gjithë njëzëri jemi për një BDI më të fortë. Në BDI ka persona me përvojë të madhe në ekzekutiv, qeverisje lokale. Z. Ahmeti publikisht tha se nuk ekziston grupi i zjarrit, ekzistojnë organet dhe kryesia e BDI-së. U deklaruan edhe z. Ahmeti po edhe zëdhënësi, Bujar Osmani. Për mendimin tim ka qenë mbledhje më e mirë e BDI-së e organizuar ndonjëherë”, deklaroi Grubi.