Grubi: Edhe një lajm i jashtëzakonshëm për komunat dhe qytetarët tanë

Sot edhe zyrtarisht ka filluar shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV, përkatësisht janë ndarë kontratat e para në vlerë prej 9.9 milion euro për 23 komuna me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Sipas Grubit bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka thënë se gjithsej 99 projekte dhe 35 milion euro janë ndarë për komunat që udhëhiqen nga kryetarë shqiptar, kontrata këto që do të finalizohen deri në fund të muajit korrik të këtij viti.