Grubi: Do të jemi fitues absolut në zgjedhjet lokale më 17 tetor


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot deklaroi se është i drejtë vendimi që Ramiz Merko përsëri të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Strugës.

“Vendimi është i drejtë dhe i sjellë pas hulumtimeve disa mujore të cilat i bëmë në kuadër të B DI-së. Bëmë anketa të posaçme në të gjitha qytetet, edhe atë nga 1.000 persona të anketuar në të gjitha këto qytete. Dhe na tregojnë se emrat të cilat i prezantuam dje në fakt janë më të mbështetur nga të gjithë qytetarët. Por, jo vetëm nga një bashkësi, por nga të gjitha bashkësitë, përfshirë edhe me shembullin e Merkos”, tha Grubi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Arkivin Shtetëror.

Konsiderojmë me këta kandidatë, siç theksoi, do të jemi fitues absolute në zgjedhjet lokale më 17 tetor të këtij viti.
“Dhe për këtë duke u nisur nga ato rezultate morëm një vendim të tillë, i cili do të duhet të konfirmohet në mënyrë shtesë në mbledhjen e Këshillit Qendror”, sqaroi Grubi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Grubi tha se Arkivit Shtetëror i nevojiten kushte më të mira që të funksionojë.

“Konsideroj se një institucion kaq i rëndësishëm për gjithë shtetin tonë i cili në fakt është memorie institucionale e shtetit me të vërtetë do të duhet të ketë kushte më adekuate dhe për këtë do të duhet të mendojmë”, tha Grubi. Shtoi se kanë biseduar për disa mundësi me drejtorin e Arkivit Shtetëror dhe për atë se cilat janë mundësitë e Qeverisë që t’iu dalë në ndihmë.