Grubi dhe Ibrahimi sot përurojnë rrjetin e ujësjellësit në Haraçinë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot do të vizitojë komunën e Haraçinës, ku do të bëhet përurimi i rrjetit të ujësjellësit.

Gjatë ditës, Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi njoftoi se nga dita e sotme do të lëshohet ujësjellësi në Haraçinë.

Nga komuna gjithashtu njoftojnë qytetarët që të kenë kujdes pasi po bëhen provat e para të ujësjellësit.