Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherë edhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive nëpërmes një statusi ka bërë thirrje që sonte të gjithë si destinacion final ta kenë Teatrin Shqiptar të Shkupit në të cilin do të jepet shfaqja “Armiku i Popullit”.
Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Ky organizim ka mbështetjen e Ministris për Sistem Politik në vigjilje të festave të Nëntorit. Sipas Grubit, shfaqja “Armiku i Popullit” është shfaqje fantastike dhe në Shkup do të vijë nga kasta e aktorëve të Teatrit të Tetovës.
Postimi i plotë:
Destinacioni i të gjithë ne sonte duhet të jetë Teatri Shqiptar i Shkupit. Në ora 19:00, do të jepet shfaqja fantastike, “Armiku i Popullit”, që vjen në kuadër të Festivalit Teatri Kombëtar “Moisiu” që organizohet në vigjilje të festave të Nëntorit.
“Armiku i popullit” është një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsenit, e shkruar në vitin 1882. Në Shkup, kjo shfaqje vjen nga kasta e aktorëve të Teatrit të Tetovës. Regjisor i veprës është Arben Kumbaro, kurse në skenën gjigante të Teatrit Shqiptar të Shkupit do të zbresin aktorët:
– , , , , , , , , , , ̈ , – , Ç, , , dhe .
Festivali “Moisiu”, në Shkup ka filluar rrugëtimin më 16 dhe do të përfundojë më 27 nëntor, në mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.