Grubi: Deri më tani janë regjistruar 871.488 persona

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuzar opinionin se deri më sot, procesit të regjistrimit të popullsisë 2021 pozitivisht i janë përgjigjur 871.488 persona.

Sipas Grubit ky numër flet qartë se ky proces po zhvillohet pa pengesa.
“Regjistrimi i popullsisë, amvisërisë dhe banesave është një operacion statistikor tejet i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht realizimit të drejtë të politikave zhvillimore,” ka shkruar më tej Grubi
Diaspora vazhdon të regjistrohet në:
https://census.stat.gov.mk