Grubi: “Çdo ditë akuzojnë, por disa deputet të opozitës kanë harxhuar më shumë se ministrat”

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi në 24 analizë duke folur për harxhimet e ministrave po edhe deputetëve, ka thënë se disa deputet të opozitës që për çdo ditë me gojën plotë e kritikojnë Qeverinë kanë harxhuar për një vit më shumë para se sa vet ministrat.

Grubi nuk ka përmendur emra por indeks.mk njofton se bëhet fjalë për disa deputet të VMRO-DPMNE-së dhe disa të tjerë nga opozita shqiptare, ASH-BESA.
“Disa deputet për çdo ditë kritikojnë Qeverinë, por kam arritur të shohë se ata kanë harxhuar më shumë se vet ministrat”, tha Grubi./indeks.mk/