Nga kabineti i Artan Grubit bëjnë të ditur se zëvendëskryeministri sot do të ketë takim me drejtuesit e FC Shkupit dhe KF Shkëndija, përcjell TV21. Takimi pritet të ndodhë sot pasdite, ndërkaq nuk dihet nëse drejtuesit e ekipeve do të pranohen në veçmas apo do të jetë takim i përbashkët.
“Sot, (Е enjte, 15.09.2022), Zëvendës Kryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, do të presë në takim drejtuesit e KF Shkëndija dhe KF Shkupi”, thuhet në njoftimin e kabinetit të zv/kryeministrit Grubi.