Grubi: Bëmë historinë dhe realizuam mbledhjen e parë ndërqeveritare midis dy vendeve tona e që ishte synim i kahmotshëm

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se në cilësinë e organizatorit të mbledhjes së përbashkët midis Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, ndjej kënaqësi të madhe që sot bëmë historinë dhe realizuam mbledhjen e parë ndërqeveritare midis dy vendeve tona e që ishte synim i kahmotshëm.

“Sot thelluam bashkëpunimin edhe më tej për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve tanë” tha Grubi.
Kufinj midis nesh nuk duhet të ketë dhe bashkëpunimi midis nesh nuk duhet të ketë kufinj u shpreh Grubi zëvendëskryeministër.