Grubi: “BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-së për heqjen e “20%” nga Kushtetuta”

Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një prononcim për TV21 tha se BDI përshëndet gatishmërinë e dy partive më të mëdha maqedonase në vend për të hequr 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.
Ai tha se nëse hiqet 20%, konstatohet situata ekzistuese faktike në vend.
“BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për zëvendësim formal të formulimit 20% nga Kushtetuta e vendit me gjuhën shqipe, me c’rast do të konstatohet situata ekzistuese faktike”, deklaroi Grubi.