Grubi: BDI ka lindur nga populli dhe jo nga përçarjet si BESA, Alternativa, LR-PDSH e PDSH


Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim gjithmonë janë shprehur të hapur për të zbardhur të vërtetën për rastin`Monstra`.

Ne fillimisht konstatuam gabime në procesin hetimor dhe gjyqësor kur u dënuan më burgime të përjetshme pesë shqiptarët, dhe tashmë dihet se ky rast po rigjykohet. E dinë të gjithë qytetarët, që të gjithë se partitë politike, duke përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë dhe kryeministrin, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me vendimet gjyqësore. Kështu në emisionin Click Plus ka thënë sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi, ndërsa ka komentuar rigjykimin nga fillimi i rastit `Monstra`, ndërsa po dëshmojnë zyrtarë të lartë të VMRO-së, që atëkohë thuhet të kenë dijeni të autorëve të vërtetë të vrasjes së pesëfishtë.

`Ne kemi konstatuar gjyqësi selektive dhe këtë e kemi dënuar. Kjo është edhe arsyeja pse kërkuam rigjykim, monitorin ndërkombëtar dhe veting. Vet zoti Ali Ahmeti i ka kërkuar zyrtares amerikane Nuland monitorin ndërkombëtar. Përmenden dhe përgjimet…, dhe këto gjykime absolutisht tregojnë të vërtetën sa i përket BDI-së, se ne kemi shprehur gjithmonë si shqetësim. Edhe pse në mënyrën më monstruoze ato përgjime u distribuuan në duar të kriminelëve, megjithatë u dëshmua se BDI ishte ajo që insistoi për gjykim të drejtë, të paanshëm dhe jo të sillen vendime me urdhër të Goranit, Zoranit…`, tha Grubi, ndërsa ka përsëritur kërkesën për publikim të përgjimeve nëse ka ndonjë për krime të zyrtarëve të BDI-së.

`Le të publikohen të gjitha përgjimet që mund të dëshmojnë edhe një krim të vetëm të zyrtarëve të BDI-së, e aq më shumë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Janë shitur tek bandat kriminele për të shkatërruar organizatën më të suksesshme politike shqiptare në vend. Kjo ishte një lojë e shërbimeve sekrete, por nuk mund të shkatërrojnë BDI-në, ashtu siç ndodhi që me PPD-në dikur. Nuk arritën as ato parti politike që lindën si proces i përçarjes së shqiptarëve… BDI ka bërë diçka për veten e vet.

BDI ka punësuar 25 mijë shqiptarë, ka hapur universitete, ka zyrtarizuar gjuhën shqipe, ka bërë infrastrukturë, shkolla… Përgjegjësinë që e kemi marrë nga elektorati shqiptar kemi arritur ta realizojmë në 100 për qind. Programi dhe premtimet e BDI-së janë realizuar në 100 për qind`, është shprehur Grubi, ndërsa ka akuzuar partitë opozitare shqiptare se të vetmin synim e kanë shkatërrimin dhe të rrënojnë të arriturat e BDI-së dhe jo të ofrojnë Platformë dhe Programe të qenësishme për shqiptarët.

`Është e detyrë e jona të japim llogari para qytetarëve: premtuam barazi gjuhësore dhe kjo ndodhi. Premtuam anëtarësim në NATO dhe kjo po ndodhë. Dhe nga ana tjetër, opozita shqiptare kërkon votë për shkatërrimin e BDI-së, për largimin e gjithë atyre administratorëve, të shfuqizojë Ligjin për gjuhën, flamurin..`, tha Click Plus në TV21, ndërsa ka akuzuar se partitë tjera që kërkojnë vota për shkatërrim të BDI-së, fundin do ta kenë si `fluskë sapuni`.

`A e dini se sa parti nga viti 2002 janë krijuar? Askund nuk janë më. Janë si fluska. BDI është vlerë e këtij populli, ka lind si dëshirë e kij populli. Nuk ka lind në kancelaritë e shtetit, nuk ka lind nga përçarjet. PDSh lindi nga përçarjet, ashtu sikurse edhe Alternativa e BESA, sikurse LR-PDSH e tash Aleanca. Ndryshe nga këto, BDI është produkt shqiptarë, i lindur nga vullneti absolut i popullit dhe prandaj është organizata më e suksesshme politike shqiptare`, tha Grubi.