Grubi: BDI do t’i përkrah të gjitha ligjet, të bindur se këto do të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit

Sekratari organizativ dhe njëherit deputet i BDI-së, Artan Grubi përmes rrjeteve sociale ka shkruar se BDI-ja do t’i përkahë të gjitha ligjet e fundit, dhe së të njejtat duhet të kalojnë para shpërbërjës së Kuvendit, njofton TS.

Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, ligjin për mbrojtje, kodin zgjedhor me korigjimin e njësive zgjedhore si dhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë. “Jemi të bindur se të gjitha këto ligje dhe vendime do të mirren para shpërbërjes së kuvendit. Zgjedhjet e parakohshme u dakorduan konsensualisht tek Presidenti Pendarovski dhe paparashikueshmëria politike nga cila do palë është joserioze dhe e paqëndrueshme për vendin tonë”, shkruan Artan Grubi.