Grubi: Asnjë komunë tjetër, aq sa Gostivari nuk kanë nevojë për ndryshim

Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi, ka vlerësuar se në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, asnjë komunë tjetër, aq sa Gosivari nuk kanë nevojë për ndryshim.

“Gostivari meriton ndryshimin. Asnjë komunë tjetër, aq sa Gostivari nuk kanë nevojë për ndryshim, për arsye të keqmenaxhimit në këto katër vitet e fundit dhe e shoh kërkesën e përditshme, të çdo qytetari të Gostivari, për të bërë ndryshimin e duhur dhe për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe ajo është rruga e prosperitetit dhe rruga e menaxhimit të duhur të Komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do t’i përkushtohet 100% Gostivarit, sepse këtë e meriton Gostivari”, tha Grubi.