Grubi: “Ali Ahmeti dhe BDI ia fikën “llambat” atij e ai shpëtim kërkon tek VMRO”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Strugës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve ka thënë se çdo premtim i Ramiz Merkos është premtim i Qeverisë, çdo projekt i Ramiz Merkos dhe i Arbëreshës bashkë është projekt edhe i Qeverisë, edhe i parlamentit e më së shumti i BDI-së dhe Ali Ahmetit

“Vërtetë Ramiz Merko ja fiku dritat para katër viteve, llambat i thoni ju këtu në Strugë, ja ka bërë terr nuk shef gjë, ka “pajk” thonë nga Tetova, por përveç që ja ka fikur llambat siç i thoni ju këtu në Strugë para katër viteve, hajde tash të ja fikim bashkë të gjitha llambat nga Struga e deri në Likovë, FITORE absolute për BDI-në. Rrethoni numrin 3 dhe këto zgjedhje dhurojani fitoren më të madhe në historinë e BDI-së Ali Ahmetit se janë zgjedhje për Ali Ahmetin,“ është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.