Grubi: Ahmeti më tha – të ishte Zaevi në vitin 2001, nuk do të kishte lu*ftë (VIDEO)

Pasi kryeministri Zoran Zaev përfundoi fjalimin e tij në manifestimin e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka treguar se çfarë i ka dhënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pasi ai e ka pyetur Zaevin se a do ta nënshkruante marrëveshjen nëse do të ishte në atë kohë?

“Në komentin tim se sikur të ishit në vitin 2001, a do ta nënshkruanit Marrëveshjen? Zotëria (Ali) Ahmeti më tha: Sikur të ishte ai në vitin 2001, nuk do të vinte deri te 2001”, tha Grubi.