Grubi: A ka një vendbanim shqiptar ku nuk po punohet?!


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në takimin e radhës së BDI-së në zonën e Pollogut, në komunën e Zhelinës, tha se sot për të është dita e tij më e lumtur, pasi është nënshkruar marrëveshja për mbikëqyrjen e Korridorit 8 dhe 10-D me IRD Engineering. Grubi tha se sot po ndërtohet në të gjitha vendbanimet dhe se nuk vend që nuk po punohet nga Struga deri në Kumanovë.
“Kur erdhëm në hyrje të restorantit, na u bë zemra mal kur iu pashë kaq shumë. Shiheni si duket BDI-ja sot, gra, burra, djem, vajza, mjek, inghinier, kjo BDI nuk ndalet. Sot kryesojmë me OSBE-në, NATO, po aderojmë në BE. A ka një vendmbanim ku nuk po punojmë. Të gjitha shkollat janë ndërtuar. 200 milionë euro kemi ndarë për autostradën Shkup-Bllacë. Po rehabilitohen të gjitha rrugët e vendit. Projekti më i madh i shqiptar, sot u firmos në Qeveri për zgjedhjen e konsulentin për mbikëqyrjen e Korridorit 8 dhe 10-D me IRD Engineering. Për 5 vjet do të ndërtohet i gjithë korridori 8. Nuk ka vendbanime shqiptare që nuk po punohet.”-tha Grubi.