Një pronare shtëpie ka dokementuar në TikTok, momentin kur një grup ndërtuesish përfunduan në shtëpinë e saj, dhe filluan ta rinovonin kopshtin e saj, pavarësisht nga fakti se ajo nuk kishte kërkuar një gjë të tillë.
Sipas medieve të huaja, Chloe Fountainn ishte duke u relaksuar në shtëpi, kur punëtorët u shfaqën me një kamion të madh i mbushur me gurë, por derisa dikush mund të priste që ajo të nxitonte jashtë dhe t’i ndalonte ata, ajo nuk tha asgjë.
@chloefountainn He at the wrong house #nowwhat #lol #wronghouse #fail
Derisa e dokumentoi në TikTok, Chloe ndau një seri të videove, që nga momenti kur u shfaqën burrat te kopshti, deri te momenti kur ata grisnin shtresat e kuvertës, derisa pohon se nuk ia ka idenë se çfarë po bëjnë, por është gati për befasi.
“Keni hyrë në shtëpinë e gabuar! Keni hyrë në shtëpinë e gabuar”, Chloe mund të dëgjohet duke thënë prapa dyerve të mbyllura.
@chloefountainn They’re at the wrong house and I’m not stopping them #freedeck #wronghouse #fail #goodforme #workfail
“Epo, gjenden tanimë në shtëpinë e gabuar, por unë nuk do t’i ndaloj, sepse do të doja të kisha beton falas – ose një kuvertë, çfarëdo që ata po ndërtojnë. Do t’ju njoftoj në pjesën e tretë se si duket”, ka shtuar Chloe, në një klip pasues.
Në një pjesë të tretë, ajo tha se nuk e ka në plan t’iu tregojë atyre që ajo nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë, derisa projekti (cilido që të jetë) të jetë i kompletuar.
@chloefountainn they’re working at the wrong house #part3 #workfail #fail #wronghouse #viral
“Ata tashmë janë këtu, por ende nuk e kanë përfunduar, dhe nuk e kam ndërmend t’iu tregojë atyre për këtë gjë”, tha ajo.
“Do t’ia them atyre, kur ata ta kompletojnë. ‘Dua që ky projekt cilido që të jetë të prishet’, dhe më pas do t’ia them, shtëpi e gabuar”, ka shtuar Chloe.
Në një video të katërt, ajo ende potencoi se nuk e dinte se çfarë po ndërtonin ata, por shpjegoi se duket sikur do të jetë diçka prej betoni ose një kuvertë.
@chloefountainn They did work at the wrong house #wronghouse #workfail #epicfail #fail
Ndërkohë në TikTok jo të gjithë e besuan këtë in*cident.
“Fakti që ju të gjithë e besoni, është për të qeshur”, ka shkruar një person.
Në seksionin e komenteve, Chloe më vonë sqaroi se ajo do të ishte e lumtur ta paguante të gjithë punën.
@chloefountainn They did work at the wrong house part 5 #wronghouse #workfail #epicfail #fail #part5 #viral