Gruaja vendos GPS në veturën e burrit, nisin hetimet ndaj 38-vjeçares

Një 38-vjeçare nga Shkodra po hetohet pasi dyshohet se kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit të saj.

GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H., raporton TCH.

Sipas Policisë së Shtetit, tashmë ka nisur hetimi lidhur me këtë rast dhe do të zbulohet motivi që e shtyu gruan ta përcjellë burrin.