27-vjeçarja sulmon me thikë të dashurin në Gostivari, pastaj tenton ta lëndoj veten e saj, arrestohet nga policia

Më 18.01.2024 në orën 01.50 në rrugë “18-nëntori” në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçaren M.A. nga Sërmnova e Gostivarit. Ajo ishte parë nga efektivët e policisë se si 20 minuta më herët me një mjet të mprehtë kishte sulmuar personin I.S. (46) nga Gostivari, me të cilin ajo kishte qenë më parë në një marrëdhënie dashurie, pas së cilës ajo u përpoq të lëndonte edhe veten, por I.S. e kishte penguar atë gjatë tentimit. M.A. është mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.