Gruaja shtatëzënë me Covid 19 në gjendje të rëndë, foshnjën e ka të shëndoshë

Një grua shtazënë e infektuar me koronavirus vazhdon ta ketë gjendjen e rëndë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar infektologu Shemsedin Dreshaj, i cilia ka treguar se pavarësisht se nëna ka gjendje të rëndë, sot stafi nga Gjinekologjia ka kontrolluar gjendjen e foshnjës dhe gjendja e saj është e mirë.

“Pacientja shtazënë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, por gjendja e foshnjës është e mirë. Deri tani nuk ka ndonjë vendim për ndërhyrje”, ka thënë Dreshaj.