Gruaja që zbuloi coronavirusin ka një paralajmërim të rëndësishëm për botën

Gjashtë muaj më parë, Shi Zhengli kishte marrë telefonatën, së cilës i është frikësuar gjithë jetën.

Një nga virologet më të shquara nga Wuhani, ishte jashtë qytetit kur e kishin urdhëruar që menjëherë të kthehet në laborator.

Dy pacientë të hospitalizuar kishin pasur inflamacion të pazakontë në mushkëri, ndwrsa Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan kërkoi ndihmën e saj profesionale, sepse ekzistonte frika se është shfaqur një virus i ri, që mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin publik.

Bëhej fjalë për rastet e para të infeksionit me koronavirus, ndërsa dy muaj e ardhshëm, Zhengli i kaloi në laborator, duke tentuar të mësojë gjithçka për COVID-19.

Për disa ditë së bashku me kolegët zbuloi gjenomin e koronavirusit, por të dhënat e saj nuk u bënë publike menjëherë duke krijuar kështu konfuzion dhe nxitur dyshime se qeveria kineze po mundohet ta fsheh epideminë.

“Më vonë e kemi kuptuar se instituti i saj kishte zbuluar gjenomin, si dhe kishte bërë teste tjera që nga fillimi i janarit dhe se gjithçka është zhvilluar në një fshehtësi të madhe”, tha gazetari kinez Gao Ju.

E vetëm disa javë më vonë, këto të dhëna u zbuluan. Bëri të ditur se bëhet fjalë për një virus të ri, kurse hulumtimet kanë konfirmuar se 96 për qind është i ngjashëm me virusin e gjetur te lakuriqët në Yunan.

Gjatë punës së saj 16-vjeçare me lakuriqët, Zhengli ka zbuluar se rajonet subtropikale të Kinës paraqesin rrezik më të madh për mbartjen e koronavirusit nga kafshët tek njerëzit.

Zhengli konsideron se epidemia në Wuhan është thirrje për alarm për gjithë botën, në mënyrë që të reagojnë me kohë për të parandaluar epidemitë tjera, transmeton gazeta shqip.

“Atë çfarë kemi zbuluar është vetëm maja e ajsbergut. Misioni duhet të vazhdojë. Koronavirusët kanë lidhje me lakuriqët që do të shkaktojnë vatra tjera dhe duhet t’i gjejmë para se ato të na gjejnë neve”, ka paralajmëruar ajo.